Opinionisti Imer Mushkolaj e ka tallur sot zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën pasi që e njëjta ditë më parë e ka ngatërruar flamurin e OKB-së me atë të NATO-s.
“Takim shumë i përzemërt me Sekretarin të Përgjithshëm (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) Stoltenberg në lidhje me vizitën e tij në Kosovë më 1 korrik. Mirë të shoh një angazhim të palëkundur të (Flamurit të Kombeve të Bashkuara) për sigurinë e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova nuk do ta harrojë kurrë se (Flamuri i Kombeve të Bashkuara) shpëtoi vendin dhe popullin tonë në momentin më ekzistencial! D.G.”, shkroi ajo.
Për këtë rast ka reaguar Imer Mushkolaj.
Ai ka shkruar se sot në Kosovë do të vjen sekretari i OKB-së.
“Sekretari i OKB’së sot në Kosovë”, shkroi ai.
Në fakt, sot në Prishtinë do të qëndrojë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti