Incident në veri: Policia detyrohet të përdor armën e zjarrit, një xhip i rrezikoi duke ikur

Incident në veri: Policia detyrohet të përdor armën e zjarrit, një xhip i rrezikoi duke ikur

Policia e Kosovës ka njoftuar rreth një incidenti që ka ndodhur sonte në Veri.

Sipas njoftimit, përderisa Policia e Kosovës ndodhej në pikë  kontrolli në fshatin Banje, në një rrugë ilegale, duke realizuar detyrat dhe autorizimet e saj ligjore në garantimin e sigurisë, aty ka ardhur një automjet xhip i tipit audi, i cili i i rrezikoi duke ikur.

“Përderisa njësia policore e Policisë së Kosovës ndodhej në pikë kontrolli në fshatin Banje në një rrugë ilegale, duke realizuar detyrat dhe autorizimet e saj ligjore në garantimin e sigurisë, aty ka ardhur/qarkulluar një automjet xhip i tipit audi”.

“Zyrtarët policor në pikë kontrolli sipas procedurave kanë sinjalizuar automjetin me bateri që të ndaloj për kontroll rutinor, por personi i dyshuar (drejtuesi i automjetit) posa ka vërejtur zyrtarët policor të cilët e kanë sinjalizuar për ndalim, ka rritur shpejtësinë për të ikur nga ndalimi duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e zyrtarëve policor, përderisa njëri nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies së rrezikut të drejtpërdrejt për jetën e tij dhe zyrtarëve tjerë policor është detyruar që të përdor armën e zjarrit”, ka njoftuar policia.

Related Articles