Dy turistë nga Gjermania janë lënduar rëndë mesditën e sotme, teksa ishin duke ecur nga Thethi në Valbonë.
Mësohet se rruga që kanë ndjekur turistët ishte terren i vështirë, për të cilin ata nuk kanë pasur informacion.
Turistëve mund të kenë rrëshqitur dhe mund të kenë rënë një një humnerë.
Ende nuk është zbuluar identiteti apo mosha e tyre.
Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor./Top Channel/