Rënia e të infektuarve me COVID-19 në nivel vendi, ka ndikuar që edhe në Klinikën Infektive të bie numri i personave që kërkojnë hospitalizim, por në këtë klinikë pacientët e hospitalizuar me COVID-19 ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shumica kanë nevojë për oksigjeno-terapi, raporton Gazeta “Enigma”.
Meqenëse tashmë bota është duke u goditur edhe nga një variant i ri i COVID-19, i cili po njihet si varianti indian, infektologu Xhevat Demiri tha për Gazeten Enigma se besojmë që edhe tek ne është prezent.
“Varianti i ri veq ka prekur shume vende të botës, po besojm edhe tek ne është prezent, problemi është se sa neve si shtet jemi në gjendje me e detektue, kur dihet se si është standardi ynë në shëndetsinë e Kosovës”, tha ai.
Njëherit Demiri ka shtuar se ky variant është dhe ka disa tipare dhe veçori më ndryshe, është më patogjen pra me nivel të sëmundshmëris më të lartë , dhe se prek moshën më të re.
Madje, rënia e të të infekturave me COVID-19 në ditët e fundit në vendin tonë nuk duhet të shërbejë si moment relaksimi, pasi që ende jemi në luftë me pandeminë.
Sipas infekologut Demiri ky lloj varianti i COVID-19, është më pak agresive si duket, por me kontagiozitet më të lartë.
“Andaj duhet të ketë kujdes më shumë, por assesi panikë, pra t’i vazhdojmë masat e duhura, si, distanca, larja e duarve, higjena personale maksimale.” /Gazeta Enigma