Infektologu Ramadani: Vendi ynë i pashmangshëm nga Omicron-i

Infektologu Ramadani: Vendi ynë i pashmangshëm nga Omicron-i

Në muajt e fundit në Kosovë nuk ka pasur shifra të larta me raste pozitive nga COVID-19, por kjo nuk do të thotë se vendi ynë është në gjendjen më të mirë të mundshme nga coronavirusi, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Edhe pse deri më tani në Kosovë nuk kemi raste pozitive me Omicron, përhapja e tij është mjaft shqetësuese pasi që ky variant në vendet e Evropës është përhapur me shpejtësi të madhe.

Infektologu, Hamdi Ramdani

Infektologu, Hamdi Ramadani, në një prononcim për Gazetën ‘Enigma’ ka theksuar se situata me COVID-19 është e qetë, por pa dyshim se nuk do të shpëtoj nga Omicrioni as vendi ynë.

“Situata në vendin tonë është e mirë dhe organet kompetente kanë bërë punën e tyre mirë, por kjo nuk nënkupton që jemi në një situatë luksi, që të mund të lirohen masat”, është shprehur Ramadani.

Sipas tij mbrojta më e mirë nga COVID-19, e veçanërisht nga varianti Omicron është mbrojtja dhe respektimi i masave.

“Nëse masat nuk respektohen ose zbuten, atëherë situata mund të jetë shumë e rëndë por mendoj se këto masa do të jenë në fuqi 3-4 javë dhe që t’i jepet mundësi vaksinës anti-COVID edhe me dozën e tretë, edhe me vaksinimin e moshës 5-12 vjeç”, ka thënë ai për Enigmën.

Njëherit, ai ka shtuar se “nëse masat respektohen higjiena, maskat, distanca, dhe vaksinimi përforcohet, atëherë është mundshme me ato dy doza që i ka marrë, të shkohet edhe me dozën e tretë, do jemi në një situatë më të mirë karshi vendeve të rajonit ose të Evropës të cilat po shënojnë shifra të mëdha ose alarmante të infeksionit me Omicron”.

Gjendja aktuale në Kosovë sa i përket pandemisë me COVID-19 

“Gjendja aktuale në Kosovë për momentin e mirë, masat të respektohen nga organet kompetente dhe të bëhen sa më shumë testime për COVID, sidomos këta që vijnë nga jashtë që të shihen mos është eventualisht me Omicron, e nëse rezulton pozitiv atëherë ai të izolohet ose te vendoset në karantinë, të trajtohet etj” ka deklaruar ai.

Ramdani ndër të tjera ka theksuar se “situata në vendin tonë është e mirë dhe organet kompetente kanë bërë punën e tyre mirë, por kjo nuk nënkupton që jemi në një situatë luksi, që të mund të lirohen masat”.

Çfarë dimë deri më tani rreth Omicron?

“Është një gjë e mirë që Omicron bazuar në të dhëna të deritanishme nuk ka shumë hulumtime, nuk po tregohet shumë i rëndë në aspektin klinik pasi po ka zakonisht simptoma më të lehta që në mjekësi i quajmë asimptomatike”, ka përfunduar Ramdani.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar të sjell informacione shtesë rreth variantit më të ri të COVID-19, Omicron.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 1.390 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës.

Deri më tani 780.024 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./Gazeta Enigma/

Related Articles