Infermierëve nuk ju mjafton rritja deri në 4 euro për kujdestaritë (VIDEO)

Infermierëve nuk ju mjafton rritja deri në 4 euro për kujdestaritë (VIDEO)

Sindikata e Infermierëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka shprehur pakënaqësi sa i përket pagesës së kujdestarive.

Siç thonë infermierët sindikalistë në bazë të një njoftimi nëpër klinika është bërë e ditur se ndërrimet e natës do të paguhen vetëm 20 dhe 22 euro, nga 18 sa ishin deri para miratimit të Ligjit të  Pagave, njofton Klan Kosova.

Dallimi i pagesës për kujdestari ndërmjet infermierëve dhe mjekëve specialistë në QKUK është jashtëzakonisht i madh, sipas infermierëve një mjek për kujdestari në të shtunën paguhet 288 euro.

Kjo i ka indinjuar fort infermierët e QKUK-së, të cilët pas pranimit të listës së pagave dhe konfirmimit të kësaj pagese, thonë se do të marrin masa duke greveuar dhe jo protestuar.

Pos këtyre sindikalistët shprehen të mllefosur edhe me mospagesën e shujtës prej 45 euro dhe atë të COVID-19, 60 euro.

Related Articles