Klubi nga Drenasi është bërë pishman me vendimin për t’u larguar nga Superliga, shkruan Gazeta “Enigma”.
Në një konferencë të hapur me media, drejtuesit e klubit Feronikeli ’74 kanë deklaruar se do të vazhdojnë garat deri në fund të këtij edicioni.
“Tigrat e Zi” nuk janë aspak të kënaqur me mënyrën e ndarjes së drejtësisë, ndërkohë që kishin marrë një vendim të befasishëm një ditë më parë duke njoftuar për largimin nga liga.
Megjithatë, ende pa u bërë 24 orë, ata i kanë rënë pishman. Feronikeli ’74 ndodhet në pozitën e fundit të renditjes tabelare me vetëm 3 pikë në 11 javë kampionat.
Klubi Feronikeli ’74 është formuar në vitin 2022 duke trashëguar tre herë ish-kampionët e vendit Feronikelin e vërtetë. /Gazeta Enigma/