Inspektoriati Policor i Kosovës ka nisur hetimet për zyrtarin policor që gjatë arrestimit ka rrëzuar përtokë, ish-kryetarin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus zëdhënësi i IPK’së, Arbër Beka.
“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se IPK pas publikimit të pamjeve ka filluar një hetim preliminar bazuar në autorizimet ligjore të saj”, ka thënë ai.
Ndryshe në pamje nga momenti i arrestimit të ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, shihet se si një zyrtar policor, pas një fjalosje me Fazliun, e shtynë atë, duke e rrëzuar përtokë dhe pastaj ia vendos prangat.
Faik Fazliu është arrestuar pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor, në një kafeteri mbrëmë në Prizren./Gazeta Enigma/