Që prej lançimit të Stories në Instagram, rrjeti social i ka ndarë ato në segmente prej jo më shumë se 15 sekondash. Megjithatë, ky kufi pritet të marrë fund me përditësimin e ri.
Tani koha maksimale që mund të zgjasë një Story pritet të jetë 60 sekonda.
Lajmi është publikuar nga Matt Navarra, një nga ekspertët më të njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në gjithçka që ka të bëjë me Instagramin. Edhe pse nuk është zyrtarizuar, kjo do të ndodhë në orët në vijim.
Opsioni është testuar tashmë për një kohë të gjatë në disa llogari dhe do të përhapet në pjesën tjetër së shpejti.
Instagram is rolling out its longer stories feature
Videos of up to 60 seconds will no longer be broken up into segments
h/t @gyuval pic.twitter.com/coh8ZA4BQM— Matt Navarra (@MattNavarra) November 23, 2021
Në tetor, zhvilluesi dhe studiuesi i rrjeteve sociale Alessandro Paluzzi, kishte treguar gjithashtu se Instagram po testonte Stories më të gjata.
Për markat, mundësitë janë përforcuar, pasi Stories 1 minutëshe lejojnë filmimin dhe transmetimin e reklamave.