Interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve për ndeshjen finale mes KB Trepçës dhe KB Yllit

Interesim i jashtëzakonshëm i tifozëve për ndeshjen finale mes KB Trepçës dhe KB Yllit

Sonte do të luhet ndeshja finale mes Trepçës dhe Yllit në kuadër të ndeshjes vendimtare për t’u shpallur kampion i Kosovës në basketboll.

Seria finale është 2:2, kurse interesimi për finalen e pestë të “Play-offit”, është i jashtëzakonshëm.

‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

Mitrovicasit duan titullin e pestë në histori të klubit, apo të parin që nga viti 2012, kurse therandasit të tretin, ku më 2021 dhe 2022 ishin shpallur kampionë të Kosovës.

Kështu, interesim të madh për këtë ndeshje qysh nga mëngjesi i sotëm kanë shprehur tifozët që janë mbledhur te palestra për t’u pajisur me biletë.

Sipas mediave lokale thuhet se deri në ora 08:00 ishin më shumë se 500 persona që kërkonin biletë.

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet në Mitrovicë me fillim nga ora 19:00.

Related Articles