Takimi i sotëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut ka bërë bashkë qindra gazetarë.
Gazetarë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë janë mbledhur për të përcjellur nga afër konferencat e sotme nga liderët.
Gazeta Enigma raporton se gjenden diku rreth 200 gazetarë të cilët vëmendjen e kanë të orientuar kah takimi.
Pritet që në çdo moment të ketë deklarime për media lidhur me vijueshmërinë e takimit.
/Gazeta Enigma/