“Sot në lirinë tonë shoh simbolikën e flamurit të SHBA-së”.
Kështu shprehet për Gazetën Enigma ish lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për nder të 23-vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë.
Ai thekson se në muzgun e kësaj date ai ishte duke udhëtuar nga Hamburgu për në Bon të Gjermanisë me një bashkëpunëtorë të tij, u ndal programi i radios për të informuar se NATO filloi bombardimet kundër caqeve serbe.
Mustafa thotë se kishte ndjerë një rrëqethje në trup, derisa shton se kishte kuptuar që liria e Kosovës është më afër se kurrë më parë dhe se ai pas 9 viteve në ekzil do të shkeli në tokën e Kosovës.
“U ktheva më 20 qershor në Kosovë. Në Han të Elezit, në pikën kufitare, ku më parë serbet bënin kërdi, një ushtar na sinjalizoi me flamurin amerikan se mundemi pa u ndal në kufi të vazhdojmë në Kosovë”, thotë Mustafa.
Për Mustafën, 24 marsi i vitit 1999 mbetet një datë e vulosur jo vetëm në historinë e vendit por edhe për jetën e tij.
Ndryshe, Mustafa në atë kohë ishte Ministër i Financave në Qeverinë në Egzil.
Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se 23 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër populli të Kosovës.
E para e shtetit nëpërmjet një shkrimi në “Twitter” ka thënë se u janë mirënjohës aleatëve të cilët mbështeten Kosovën në rrugën drejtë lirisë dhe demokracisë.
Ajo ka theksuar se tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi.
“23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës. Ne u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë dhe demokracisë. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi”, ka shkruar presidentja Osmani.
Ndërsa, për nderë të pervjetorit, Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë të veçant, ku deputetët e nisën seancën me një minutë heshtje për ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë dje, si dhe me një video-mesazh për nder të këtij përvjetori nga ish-komandanti i NATO-s për Evropën në kohën e luftës, Ëesley Clarck, i cili tha se ndërhyrja e NATO-s ka ndryshuar jo vetëm historinë e Kosovës, por edhe të Evropës.
Gjatë kësaj séance, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte i drejtë dhe i domosdoshëm.
Para deputetëve të Kuvendit, Kurti tha se intervenimi i NATO-s ndodhi në kohën kur në Kosovë çdo ditë hapeshin varre për fëmijë, burra, gra e pleq, si dhe u kryenin qindra masakra.
Megjithë krimet e bëra në Kosovë, Kurti tha se 23 vjet pas përfundimit të luftës Serbia ende nuk ka kërkuar falje.
“23 vjet pas përfundimit të lutës fqinji ynë verior as nuk kërkon falje as nuk do që t’i kuptojë e pranojë përmasat e krimeve të veta në Kosovë. Në vend që të hapë arkivat shtetërore që do të mund të ndriçonin fatin e të zhdukurve me dhunë dhe të zbuloheshin ekzekutorët e krimeve, pushtetarët e Serbisë arsyetojnë veprimet gjenocidale të Millosheviqit dhe e fajësojnë NATO-n për bombardime”, tha Kurti.
LEXO EDHE: Serbia s’i hap arkivat shtetërore, por e arsyeton Millosheviqin dhe e akuzon NATO-n
Përfaqësuesi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvend, Abelard Tahiri, tha se për të ardhur tek ndërhyrja e NATO-s populli kosovar u desh të vritej, të përndiqej, të dëbohej e masakrohej.
Tahiri tha se ishte populli kosovar i udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ai që nxiti reagimin e NATO-s në Kosovë.
“Ishte kjo luftë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës së bashku me protagonistët e saj në mbshtetje të të gjithë popullit të Kosovës, ajo që bëri që aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë”, tha Tahiri.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, tha se intervenimi i NATO-s ishte përgjigje e domosdoshme ndaj agresionit gjenocidal të Millosheviqit në Kosovë.
Ai tha se 24 marsi i vitit 1999 shënon momentum të ri për Kosovën dhe përpjekjen e saj për liri dhe shtet të pavarur.
Spastrimi etnik i Kosovës, vrasjet e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve pa dallim, dhunimet sistematike gjithandej nëpër Kosovë, përndjekjet, djegiet e dëbimet me dhunë dhe me focë, s’mund të merrnin përgjigje tjetër përveçse intervenim të tillë. Prandaj 24 marsi është rreshtim jo vetëm me popullin e Kosovën por rreshtim edhe me anën e duhur të historisë së njerëzimit”, theksoi Abdixhiku.
LEXO EDHE: Abdixhiku thotë se intervenimi i NATO-s ishte i domosdoshëm për agresionin e Millosheviqit
Ndërsa,
Gjenerali i NATO-s, Wesley Clark përmes një video-mesazhi ka sulmet e para ajrore të NATO-s në 1999 kanë ndryshuar historinë e Kosovës dhe të Evropës
Ai ndër të tjera tha se 23 vjet më parë kanë bërë gjënë e duhur për popullin e Kosovës.
“Të gjithë miqve të mi në Kosovë, Qeverisë, popullit të Kosovës, dua të ju uroj këtë ditë shumë të rëndësishme të 24 Marsit. Në këtë ditë, në vitin 1999 misionet e para ajrore të NATO-s hynë në Kosovë dhe kjo ka ndryshuar historinë e Kosovës, ka ndryshuar historinë e Evropës. I është dhënë shpresë dhe dritë gjithë botës”, thotë ai.
Tutje, Clark ka thënë se është krenar me popullin e Kosovës.
“Por jam posaçërisht shumë krenar për të gjithë ju në Kosovë, për demokratizimin që keni bërë për zhvillimin ekonomik sfidues që keni ndërmarrë. Dhe jam veçanërisht mirënjohës për miqësinë e jashtëzakonshme që keni treguar ndaj SHBA-së”, thotë mes tjerash ai.
Më tej, gjenerali Clark ka pohuar se për të ka qenë nder të jetë komandat i NATO-s.
“Për mua ishte nderi i jetës që isha komandant i NATO-s dhe që pata mundësinë të ndihmoj në ndalimin e spastrimit etnik. Ne bëmë gjënë e duhur për popullin e Kosovës”, është shprehur ai.
Ndryshe, sulmet kishin filluar më 24 mars 1999, në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Ai atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se i kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e përfundimit të luftimeve në Kosovë.
Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB). /Gazeta Enigma/.