Ish-këshilltar i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar për manovrat politike të Vetëvendosjes dhe presidentes Vjosa Osmani për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
Me anë të një postimi në Facebook, Behramaj ka thënë se qeveria s’ua ndali dasmat mërgimtarëve për të shpëtuar jetë njerëzish, e tani po duan t’ua ndalojnë qytetarëve zgjedhjet për të shpëtuar veten.
“Me qindra qytetarë tanë, familjarë tanë, kanë humbur jetën prej Covid-19. Nga 20-30 qytetarë po na humbin jetën përditë. Vjosa Osmanit kurrë nuk i është dëgjuar zëri. Rehatinë e kishte më të rëndësishme se jetën e qytetarëve. Zvicrës i dha leksione për pandeminë, por jo edhe kryeministrit të saj. Qytetarët na v disnin prej gabimeve të Qeverisë kur ministri Vitia hidhte vallen covidiane dhe presidentja shijonte rivierën turke”, ka shkruar Behramaj.
Ndërkaq marrë për bazë veprimet e presidentes Osmani, Behramaj e ka quajtur atë “notere” të Albin Kurtit.
Më poshtë postimi i plotë:
Dasmat nuk ua ndaluan mërgimtarëve për të shpëtuar jetë njerëzish. Por, zgjedhjet po duan t’ua ndalojnë qytetarëve për ta shpëtuar veten!
Me qindra qytetarë tanë, familjarë tanë, kanë vdekur prej Covid-19. Nga 20-30 qytetarë po na v desin përditë. Vjosa Osmanit kurrë nuk i është dëgjuar zëri. Rehatinë e kishte më të rëndësishme se jetën e qytetarëve. Zvicrës i dha leksione për pandeminë, por jo edhe kryeministrit të saj. Qytetarët na v disnin prej gabimeve të Qeverisë kur ministri Vitia hidhte vallen covidiane dhe presidentja shijonte rivierën turke.
Tash kur rehatia politike ka filluar t’u prishet, ajo po tenton ta shpëtojë pushtetin e çoroditur nga rënia e lirë!
Sepse, aty është për t’i shërbyer interesit politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe “rimorkios” së ashtuquajtur “Lista Guxo”.
Sepse, as të kritikojë nuk guxon!
E ka dëshmuar tashmë që nuk është presidente e popullit, por notere e Albin Kurtit!.