Ish komandanti i UÇK-së Pjetër Shala sot do të paraqitet pranë Gjykatës Speciale

Ish komandanti i UÇK-së Pjetër Shala sot do të paraqitet pranë Gjykatës Speciale

Seanca e radhës paragjyqësore ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të mbahet sot ora 11:00 ka njoftuar Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Shala, i njohur në luftë si “Komandant Ujku” është paraqitur për herë të parë para Gjykatës Speciale ditën e hënë. Pasi është pyetur nga gjykatësi Nicolas Guillou nëse i ka kuptuar akuzat të cilat i ngarkohen, “Po i nderuar, i kuptova. Qesharake më duken”. ishte shprehur Shala

Ish komandati i UÇK-së ishte deklaruar i pafajshshëm lidhur me akuzat ndaj tij.

“Unë nuk e ndiej veten se kam bërë ndonjë krim, përceçse kam mbrojtur atdheun tim dhe popullin tim dhe ndihem i pafajshëm”, ishte shprehur Shala.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim  lëshuar nga Gjykata Speciale.

Ndaj Shalë është konfirmuar një aktakuzë. Ai akuzohet për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme. Krimet për të cilat akuzohet ai pretendohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që thuhet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë. 

Related Articles