Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi po pretendon se disa procese të rëndësishme për vendin janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Me anë të një postimi në Twitter, Selimi ka thënë se anëtarësimi në NATO, Këshillin e Evropës e madje edhe liberalizimin e vizave janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman.
Ai thotë se ky plan nënkupton që Kosova ta krijojë Asociacionin, teksa Serbia të pranojë disa nga elementet e shtetësisë së Kosovës.
“E padrejtë, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, Këshill të Evropës e madje edhe liberalizimi i vizave janë kushtëzuar me pranimin e planit franko-gjerman. Kjo marrëveshje nënkupton që Serbia të njoh pasaportat, simbolet dhe kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, nënkupton që Kosova të krijojë një Asociacion”, shkruan Selimi.
Postimi i plotë:
Unfair or not, but Kosovo’s membership to @NATO, Council of Europe & even visa liberalization are conditioned with acceptance of joint ???????? ???????? ???????? ???????? plan. This deal would mean Serbia recognizes Kosovo’s passports, symbols, borders. Also means Kosovo creates an association.— Petrit Selimi (@Petrit) February 3, 2023