Ish-ministri Jabllanoviq kundërshton protestës e serbëve: Protestë për çka?

Ish-ministri Jabllanoviq kundërshton protestës e serbëve: Protestë për çka?

Ish-ministri i Kosovës për kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq ka kundërshtuar mbajtjen e protestës së serbëve në disa komuna të Kosovës.

Jabllanoviq i cili është edhe kryetar i Partisë Serbe në Kosovë, ka thënë se Lista Serbe duhet të mbahet përgjegjëse pse dështoi të merret vesh me kryeministrin Albin Kurti, në qeverinë e të cilit bën pjesë partia e tij.

“Protesta kundër çfarë dhe pse? Tani qytetarët duhet të mbrojnë me prezencën e tyre paaftësinë e Listës Serbe, e cila nuk ka mundur të pajtohet me kryeministrin e tyre Albin Kurti që t’u lejojë zgjedhjet serbe. Lista Serbe është partnere e Albin Kurtit”, tha Jabllanoviq në një deklaratë për RTV Kim.

Ai ka theksuar se Lista Serbe nuk ka të drejtë të largohet nga institucionet sepse “përfaqësuesit e saj nuk po mund të bëjnë marrëveshje politike” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nëse duan të shprehin pakënaqësinë e tyre me këto institucione në një farë mënyre, nga ku i marrin pagat e tyre, e të cilat janë shumë të larta dhe përndryshe kanë dy rroga, duhet t’ua dhurojnë pagat disa organizatave humanitare serbe në Kosovë dhe të qëndrojnë në institucione për të luftuar për serbët”, tha Jabllanoviq./GAZETA ENIGMA/

Related Articles