Pas tensionimit të gjendjes në Veri të vendit, shumë ish policë po lajmërohen vullnetarisht të rikthehen në uniformën e shtetit.
Në mesin e tyre është edhe ish zyrtari policor nga Mitrovica, Isuf Brahimi.
Ish polici Brahimi i cili tani jeton në Suedi, ka bërë ftesë publike ndaj udhëheqësve të shtetit, duke shprehur gatishmërinë për rikthim në Policinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ftesë publike institucioneve të Republikës së Kosovës:
Presidentes Vjosa Osmani
Kryeministrit Albin Kurti
Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla
Drejtorit të PK. Fehmi Hoti
Për shkak të gjendjes së krijuar në institucionet gjegjësisht në Policin e Kosovës nga zyrtarët sërb të cilët bojkotuan punën, kerkoj nga drejtuesit e institucioneve tona përgjegjëse që të na mundësohet rikthimi në Policin e Kosovës që ta japim kontributin tonë aty ku shërbeva për shumë vite!
Me respekt Isuf L. Brahimi