Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, takohet me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Këtë Jahjaga e bëri të ditur përmes një statusi në Facebook, ndërsa thotë se me Clintonin kanë diskutuar për të arriturat por dhe sfidat me të cilat po përballet shteti i Kosovës.
”Sot pata nderin ta takoj miken tonë të madhe, ish Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në New York. Gjatë takimit tonë diskutuam për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe rajon”, thuhet në postimin e saj.
Tutje ajo ka theksuar se është falënderuese për rolin kyç të Clinton dhe administratave amerikane drejtë Kosovës.
“Gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtet ndërtimin tonë.Pas tërë këtyre viteve miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar ajo. /Gazeta Enigma/