Ish-presidentja Osmani: Nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Ish-presidentja Osmani: Nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush, vendimet në kohën e duhur

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka potencuar se ‘nuk ka kërkuar që të jenë katër emra në top dhjetëshen e Listës së LDK-së”.

Osmani tha se nëse do të rikandidojë për presidente ose deputete do të bëhet e ditur në kohën e duhur.

“Nuk është mirë me spekulu. Unë nuk kam kërkuar kurrë asnjë pozitë nga askush. Kurdo që kemi diçka për t’ju thënë do t’ju themi”, deklaroi ish-presidentja.

Tutje, Osmani bëri të ditur se do të vazhdojë angazhimin me qytetarët, duke përmendur edhe paraqitjet e përbashkëta në terren.

“Me Farije Hotin bashkë te qytetarët”, tha ajo.

E pyetur për kundërshtimet e disa ish-deputetëve të LDK-së ndaj rikthimit të saj në politikë, Osmani tha se fokusi i saj mbetet tek qytetarët dhe mbështetja që merr prej tyre.

“Do të jem para qytetarëve, deri sot në të gjithë angazhimin tim politik janë ata që ma kanë dhënë forcën dhe edhe tash e tutje do të jetë njësoj”, tha ajo.

Related Articles