Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet nga Maqedonia e Veriut shkaku i një fletarresti nga Serbia

Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet nga Maqedonia e Veriut shkaku i një fletarresti nga Serbia

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, është ndaluar nga Policia në Maqedoninë e Veriut, shkaku i një fletarresti të lëshuar nga Serbia.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje Ministria tha se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja është angazhuar intensivisht për ta trajtuar këtë rast.

“Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”.

Related Articles