Federata e Futbollit të Kosovës, së fundmi ka përjashtuar nga grumbullimi, Arjanet Muric, Edon Zhegrovën dhe Florent Muslijën, pasi sipas tyre këta kaën thyer rregulloren e ekipit kombëtar, shkruan Gazeta Enigma.
Në shumë media është aluduar se arsyeja e largimit të tyre është prania në klube të natës deri në orët e vona.
Mirëpo një gjë të tillë e kanë mohuar sportistët.
Aro Muric, portieri i kombëtarës kosovare ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se ishin për ushqim dhe jo për diskotekë.
“Mendoj se është vendim egoist i FFK, vijmë këtu të luajmë për shtetin. Ne e kemi një ekip të sigurisë që na ndjek 24/7, por janë ata që i publikojnë këto, për të mbuluar keqmenaxhimin e tyre.”, tha Muric për “Sports Shoë”, transmeton Gazeta Enigma,
“Nuk duhet ta kemi ne vëmendjen për jetën tonë private, ata po krijojnë probleme si mund të jemi të suksesshëm kur të gjithë mundohen ta fajsojnë njëri tjetrin”.
“Ne shkuam atje për ushqim dhe jo për aheng”, u shpreh Aro Muric. /Gazeta Enigma