Trajneri i njohur Ismet Munishi duket se sezonin e ri do ta nisë me një skuadër të re.
Munishi i cili ishte shkarkuar nga Gjilani pa përfunduar sezoni 2021/2022, pritet të bëhet me skuadër të re.
Se ai ka arritur marrëveshje me Prishtinën e ka konfirmuar gruaja e tij përmes Facebookut.
Edhe presidenti i Prishtinës, Rrahman Haradini ka publikuar një foto në Facebook me Munishin, shkruan Gazeta Enigma.
Kujtojmë që Prishtinës iu kanë larguar shumë lojtarë dhe është në krizë të madhe financiare.