Një punëtor i KEDS-it të premten po e kryente punën e tij në Viti.
Por, Xh.R, u sulmua nga një qytetar me inicialet R.R, pasi që i kishte treguar se nuk i ka përmbushur të gjitha obligimet ndaj kësaj kompanie.
Punëtori për lëndimet e marra mjekimin fillimisht e kishte kryer në Viti.
Kurse televizioni merr vesh se i njëjti kishte kryer kontrolle edhe në Gjilan tek neurologu dhe psikiatri.
Ndërkohë, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala konfirmoi rastin përmes telefonit teksa shtoi se konsumatorët duhet të dinë që punëtorët vetëm kryejnë detyrat e bazuara tërësisht në procedurat e kompanisë që derivuara nga ligjet që janë në fuqi.