Izraeli thotë se do e godasë sërish Iranin, e akuzon se shkeli armëpushimin

Izraeli thotë se do e godasë sërish Iranin, e akuzon se shkeli armëpushimin

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të martën se Izraeli “do të përgjigjet me forcë” pas “shkeljes së plotë” të armëpushimit të shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nga ana e Iranit.

Katz tha se do të vazhdojë operacionin intensiv për të goditur Teheranin.

“Unë kam udhëzuar IDF-në (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) në koordinim me kryeministrin që të vazhdojnë operacionin intensiv për të goditur Teheranin dhe për të penguar objektivat e regjimit dhe infrastrukturën terroriste në Teheran”, tha ai.

Ushtria izraelite kapi dy raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit, tha një zyrtar i IDF-së.

Ushtria tha më herët se armëpushimi me Iranin “hyri në fuqi këtë mëngjes”.

Related Articles