Ja çfarë moshe kishin 6 viktimat e sotme të COVID-19

Ja çfarë moshe kishin 6 viktimat e sotme të COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Një viktimë është i moshës 40-49 vjeçare nga Komuna e Ferizajt, një i moshës 50-59 vjeçare nga Rahoveci, një i moshës 60-69 vjeçare nga Lipjani, dy të moshës 70-79 vjeçare nga Lipjani dhe Gjakova dhe një mbi 80 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 602 raste të reja me COVID-19.

Related Articles