Nagip Krasniqi, kryeshefi i pezulluar i KEK-ut, merr pagë rreth 3500 euro për punën në këtë korporatë.
Kështu ka bërë të ditur, Nexhat Llumnica nga Sindikata e Re e Punëtorëve të kësaj ndërmarrje.
“Kryeshefi i KEK-ut e ka pagën 3500 euro, ndoshta më shumë pagë, kur te llogaritësh që është dy herë më e lartë se e kryeministrit. Ndonjëherë hezitojnë me fol edhe me neve sepse kanë pare shumë e neve nuk na shohin.”, tha ai për ‘Kanal 10’.
Po ashtu Lluminica ka thënë se paga mesatare në këtë ndërmarrje është 627 euro.
‘’Paga e tyre mesatare (jo të menaxhmentit se kanë paga më të larta), paga mesatare është 627 euro e punëtorëve që punojnë me ndërrime, jashtë orarit e që japin mund të jashtëzakonshëm. Nuk mjafton për mundin që e bëjmë’’, thotë Lluminica.
Kohë më parë punëtorët e KEK-ut organizuan protesta në kërkim të kushteve më të mira për punë. Ata kanë kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira për punë.