Ja sa ulëse marrin partitë me rezultatin aktual, Cakolli publikon skemën

Ja sa ulëse marrin partitë me rezultatin aktual, Cakolli publikon skemën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve ku janë numëruar 900,330 vota nga 1,999,204 gjithsej, ose 45.03% e votave, ndërsa përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.26%.

Sipas këtij përditësimi, renditja e partive politike është si më poshtë:

  1. Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson bindshëm me 429,979 vota, që përbëjnë 49.30% të totalit të votave të numëruara.
  2. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 183,258 vota ose 21.01%.
  3. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 118,490 vota, që përfaqësojnë 13.59%.
  4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,571 vota apo 5.68%.
  5. Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë 41,335 vota, që përkthehen në 4.74%.
  6. NISMA Socialdemokrate ka grumbulluar 14,973 vota, ose 1.72%.


Bazuar në këtë rezultat, Cakolli ka publikuar ndarja e mandateve e cila është si vijon:

LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);

• PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);

• LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);

• AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);

• Lista Serbe: 9 mandate;

• GI SPO: 1 mandat;

• KDTP: 2 mandate;

• VAKAT: 1 mandat;

• NDS: 1 mandat;

• SDU: 1 mandat;

• IRDK: 1 mandat;

• PLE: 1 mandat;

• LPRK: 1 mandat;

• PSA: 1 mandat;

• JGP: 1 mandat.

Siç ka thënë ai “me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së)”.

“Megjithatë, me rreth 70 mijë votues jashtë vendit, votat e të cilëve janë në lojë – ndonëse në skenarin më realist numri i votave të konfirmuara pritet të jetë rreth 50-60 mijë – rezultati final mund të pësojë ndryshime të mëtejshme”.

Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar sipas tij mund të jetë:

• LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)

• PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)

• LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)

• AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)

Related Articles