Ja se kur do të ekzekutohen shtesat e njëhershme prej 100 eurove për pensionistët

Ja se kur do të ekzekutohen shtesat e njëhershme prej 100 eurove për pensionistët

Shtesat prej 100 eurove për pensionistët do të ekzekutohen sot ose nesër më së largu, raporton Gazeta “Enigma”.

Kjo pasi në javën e kaluar sipas Ministrisë së Financave ka qenë e pamundur pasi data e dhënies së pensioneve është shumë e afërt me ditën kur është marrë ky vendim dhe nuk mund të kryhen të gjitha procedurat për një afat të shkurtër kohor.

Ndërsa shtesat e njëhershme prej 100 eurove për fëmijët do të ekzekutohen më 25 dhjetor, në datën kur edhe kryhen pagesat e rregullta për ta prej 10-20 euro.

Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, as pensionistët dhe as fëmijët që tani janë të regjistruar në këto kategori nuk kanë nevojë që të aplikojnë për këto shtesa.

“Ka të bëjë me shtesën e mbështetëse financiare prej 100 eurove për të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin dhjetor. Marrë parasysh se pensionet e rregullta ekzekutohen këtë të premte ne do kemi të pamundur të ekzekutojmë shtesën në këtë datë, por gjatë javës në vijim do t’i njoftojmë pension-marrësit për ekzekutimin e kësaj shtese”, ka thënë ministri Murati pas mbledhjes së Qeverisë. 

Kujtojmë se Qeveria në mbledhjen e 13 dhjetorit ka ndarë 40 milionë euro për FSK-në dhe nga 100 euro shtesa të njëhershme për fëmijët dhe pensionistët. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles