Ja se kur do të intervisohet Kurti nga Prokuroria Speciale

Ja se kur do të intervisohet Kurti nga Prokuroria Speciale

Ftesa e Prokurorisë Speciale për intervistim të kryeministrit Albin Kurti ka tronditur akterët në këtë parti.

Në thirrjen e Speciales thuhet se dëshmitari detyrohet t’i përgjigjet thirrjes më 16 dhjetor në orën 9:30.

“Në mbështetje të nenit 132 të KPP, mosparaqitja juaj e paarsyeshme, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri 250 euro për çdo mosparaqitje. Nëse ju paraqiteni, por pasi t’u jenë bërë me dije pasojat, refuzoni të dëshmoni pa arsyetim ligjor, mund të dënoheni me gjobë deri në 250 euro. Nëse edhe pas kësaj gjobe, refuzoni të dëshmoni, atëherë mund të burgoseni. Burgimi zgjat derisa nuk pranoni të dëshmoni apo derisa dëshmia juaj bëhet e panevojshme, ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se 1 muaj”, thuhet në udhëzimet e Speciales.

Related Articles