Ligji për Paga tashmë është publikuar në gazetën Zyrtare, por që vlera e koeficientit akoma nuk dihet se sa do të jetë, njofton GazetaEnigma.
Sipas burimeve të Enigmës, dita e nesërme mund të jetë vendimtare rreth vlerës së koeficientit i cili thuhet se do të jetë 103.17.
Zyrtarët publikë së shpejti do ta kuptojnë se sa do të paguhen në fund të vitit.
Ndërkohë që Qeveria vazhdimisht ka refuzuar ta bëjë publike vlerën e koeficientit.