Ja se si erdhi deri tek vrasja në Hajvali

Ja se si erdhi deri tek vrasja në Hajvali

Një mosmarrëveshje e çastit për parkim ka përfunduar tragjikisht mbrëmjen e 11 gushtit në Hajvali të Prishtinës, ku një burrë u vra me armë zjarri.

Reth orës 21:40, Policia është njoftuar për të shtëna në rrugën “Minatori”.

Insajderi mëson se hetimet e para tregojnë se, pas një konflikti për parkim, i dyshuari Xhemajl Nuhiu ka marrë një armë zjarri dhe e ka qëlluar në kokë Muhamet Matoshin.

Viktima është dërguar me urgjencë në QKUK, por mjekët kanë konstatuar se ai kishte ndërruar jetë.

Pas kryerjes së krimit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë, në drejtim të panjohur. Policia ka urdhëruar alarmim të të gjitha njësive dhe pikave kufitare për identifikimin dhe ndalimin e tij.

Related Articles