Jakup Krasniqit i dalin lotët nga prezantimet e avokatit për gjenocidin në Kosovë

Jakup Krasniqit i dalin lotët nga prezantimet e avokatit për gjenocidin në Kosovë

Avokati i Hashim Thaçit ka vazhduar me fjalën e tij hapëse në seancën e sotme në Hagë.

Në një pjesë të seancës, Keohe ka paraqitur gjenocidin serb në Kosovë.

Ai ka publikuar pamje të ndryshme të masakrave dhe bombardimeve të NATO-s.

Prezantimi i avokatit e ka emocionuar Jakup Krasniqin, ish-zëdhënësin e UÇK-së. Ai është parë i prekur në prapavijë, teksa avokati i Thaçit fliste për këto krime.

Krasniqi është parë duke i fshirë lotët disa momente më vonë.

Related Articles