Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton, ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen që iu bë ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Clinton, i është drejtuar popullit shqiptar me mesazhe falënderues nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë fjalës së tij ai tha se do ta ruajë këtë kujtim si një thesar gjithë jetën e tij, teksa shtoi se ndeshet shpesh me shqiptarë në jetën e tij të përditshme në New York.
“Jam pa fjalë! Po të kisha gjykim të shëndoshë nuk do thoja asgjë. Kryeminstër ministra, zyrtarë, të ftuar e të gjithë popullit shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falenderoj për një moment që do ta ruaj si thesar gjithë jetën time. Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po ndihesh, si po shkon, sepse gjithmonë doja që të vija. Dhe ndjej që edhe pse jam një qytetar privat, pas asnjë pushtet publik, mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan.
Për partitë tona politike, dallimet tona filozofike, ndonjëherë dhe kundërshtive tona fetare, pavarësisht, ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën, integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Jam shumë mirënjohes për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Unë dhe Hilary jetojmë në New York që është vendi me përqednrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Nuk bëj të eci rrugës pa i parë”, tha Clinton.
????Kryeministria – Nderimi me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike” për Presidentin dhe liderin e rrallë Bill Clinton
????Kryeministria – Nderimi me “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike” për Presidentin dhe liderin e rrallë Bill Clinton, kontributi i të cilit për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit tonë do të mbetet një trashëgimi e çmuar në faqet e historisë????️ ????????????????????????