Dusan Janjic, nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike deklaroi në N1 se “Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës”. Ai ka thënë se “Serbia duhet të kuptojë që të gjitha vendet ndjekin interesat e tyre”, transmeton Gazeta Enigma.
“Shpresojmë se edhe Serbia do të bëjë. Problemi kryesor është që ne nuk e dimë se cilat janë interesat strategjikë të Serbisë, kur e dimë atë dhe kur e dimë se ku po shkojmë, atëherë do të shohim Greqinë në përputhje me interesat tona,” ka thënë Janjic.
Sipas tij, “rritja e komunikimit midis Greqisë dhe Kosovës pritej nga momenti kur Maqedonia dhe Greqia zgjidhën problemin e ndërsjellë në lidhje me emrin e Maqedonisë”.
“Hapja e Zyrës është një rezultat i drejtpërdrejtë i Trump dhe një rezultat indirekt i Marrëveshjes së Uashingtonit, kështu që nuk ka asnjë befasi, Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës.”
“Bëhet fjalë për marrëdhënie diplomatike, natyrisht ka të bëjë me faktin e padiskutueshëm që Kosova në një mënyrë ose në një tjetër do të bëhet një element gjithnjë e më aktiv në aktivitetet e NATO-s,” thotë ai./Gazeta Enigma/