Jep dorëheqje Enver Hoxhaj nga pozita e ushtruesit të detyrës në PDK

Jep dorëheqje Enver Hoxhaj nga pozita e ushtruesit të detyrës në PDK

Enver Hoxhaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si U.D i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ai ka thënë se do të pushojë funksionin partiak, ai dhe Kryesia e partisë, deri në mbajtjen e KOnventes më 3 korrik të këtij viti.

“Nga ky moment ne i pushojmë funksionet tona partiake deri në mbajtjen e Konventës, dhe i vetmi organ që do të jetë funksional është grupi punues i cili do të merret me organizimin e Konventes”, u shpreh Hoxhaj gjatë konferencës për medie.

Hoxhaj u shpreh se, “Dorëheqja ime dhe e kryesisë është akt demokratik statutar dhe përçon shembullin e mirë të një partie serioze, e cila do të dal më e fortë pas zgjedhjeve të 3 korrikut”. 

Tutje, Hoxhaj, ka mbajtur një konferencë për media ku ka ftuar të gjithë anëtarët e kësaj partie të kandidojnë për të parin e PDK-së.

Hoxhaj tha se mesazhi i tij ka qen që të hapet një debat në parti për të ardhmen e PDK-së, por pa kufizime dhe hatërmbetje

Ai tha se gjatë bisedës me anëtarët e PDK-së, shqetësim i tyre ishte se Kosova në këto 100 ditë është në rrugë të paqartë, të pasigurt me tendenca autoritare dhe me qasje izoluese për ta degraduar Kosovën brenda saj.

“Tani PDK ka hyrë në një etap të re, e cila është e rendeishme, që duhet ta ndalojmë këtë pushtet i cili po pretendon ta degradoj çdo arritje të Kosoves”, tha Hoxhaj.

Related Articles