Ka dhënë dorëheqeje gjyqtari i provedurës së rastit të ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou.
Vendimin për dorëheqjen e tij e ka dorëzuar tek presidentja e këtij insitutcioni të përkohshëm, Ekaterina Trendafilova.
Dorëheqja e Guillou-t vjen pas zgjedhjes së tij si gjyqtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe marrjes së detyrave të tij atje.
“Më 6 qershor 2024, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Xhovani Pietro Barbano (Giovanni Pietro Barbano) emëroi gjykatësen Marjorie Masselot (Francë) në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë (Regjistri) në përputhje me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Më të njëjtën ditë, gjykatësja Masselot bëri betimin solemn. Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, e uroi përzemërsisht gjykatësen Masselot dhe deklaroi se pret me kënaqësi bashkëpunimin me të në DHSK”, njofton Specialja. /Gazeta Enigma