Jep dorëheqje kreu i AAK-së në Junik pasi humbi zgjedhjet, uron kryetarin e ri

Jep dorëheqje kreu i AAK-së në Junik pasi humbi zgjedhjet, uron kryetarin e ri

Kandidati i AAK’së për kryetar të Kamenicës në zgjedhjet lokale të këtij viti, Agron Kuçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të AAK’së në këtë komunë pasi dështoi për të fituar mandatin e dytë si kryetar.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kuçi ka shpjeguar arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Agron Kuçi humbi garën e balotazhit kundër kandidatit të LDK’së. Thotë se rezultati zgjedhor është përgjegjësi e tij, derisa ka uruar kundërkandidatin.

“Rezultati në zgjedhje, ekskluzivisht është përgjegjësi  e imja dhe e askujt tjetër prandaj i vetëdijshëm për këtë, unë jap dorëheqje të  parevokueshme nga pozita e  kryetarit të Degës së AAK- së, me qëllimin më të mirë që Dega të drejtohet nga një frymë e Re, e që jam i bindur se Degës sonë në Junik nuk i mungon, përkundrazi potenciali që e kemi ngritur bashkarisht është shumë i madh dhe qëndron në lartësinë e duhur’, shkroi Kuçi.

“Udhëheqjes së re të Komunës i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese!”, theksoi ai.

Related Articles