John Duncan, ish-këshilltari i Wesley Clark, nis dëshminë në rastin e Thaçit në Hagë

John Duncan, ish-këshilltari i Wesley Clark, nis dëshminë në rastin e Thaçit në Hagë

Sot ka nisur dëshminë e tij në Hagë John Duncan, ish-këshilltar i Wesley Clark, raporton Gazeta Enigma.

Duncan është diplomat për 38 vite, dhe gjatë kohës 1998-2002 kishte qenë këshilltar i komandantit të NATO-s, Wesley Clark.

Ai vjen në Hagë pas dëshmisë së ish-ndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe zëdhënësit të Madeleine Albright, James Rubin, si dhe Paul Williams, ish-këshilltar i Kosovës në Rambuje.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë tri ditë.

Dy dëshmitarët e parë kanë qenë James Rubin dhe Paul Williams.

Related Articles