Ndonëse në qershor e fituan Ligën e Kampionëve me Real Madridin, të premten Joselu i Spanjës dhe Toni Kroosi i Gjermanisë do të ballafaqohen me kombëtaret e tyre në çerekfinale të Euro 2024.
Kroosi tashmë e ka përfunduar karrierën me klubin e tij menjëherë pas finales me Borussia Dortmundin.
Padyshim që dëshira e Kroos do të ishte që ndeshjen e fundit ta kishte në finalen e Evropianit që zhvillohet pikërisht në vendlindjen e tij.
Mirëpo këtë dëshirë të tij po dëshiron t’ia prishë Joselu.
Në një prononcim për mediat ai kishte thënë “Shpresoj që ta pensionojmë para kohe Kroosin”, duke shprehur dëshirën për fitore të Spanjës. /Gazeta Enigma