Analisti politik, Jusuf Thaçi ka një ide se si mund të zhbëhet Gjykata Speciale pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Enigma.
Thaçi tha se pas anëtarësimit të Kosovës në KE, adresimi i Gjykatës Speciale në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të ishte momenti ideal i zhbërjes së kësaj gjykate.
Sipas Thaçit, vendimi do të kishte qenë në favor të zhbërjes së Gjykatës Speciale.
“Mundet me u adresu edhe një element tjetër që është Gjykata Speciale. Kish me qenë moment ideal që Gjykata Speciale me u adresu në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jam absolutisht I bindur që vendimi kish me qenë në favor të zhbërjes së kësaj gjykate. Nga do që ta shikosh Gjykatën Speciale, del që është cenim I madh I të drejtave të njeriut”, tha Thaçi në T7.