Juventus me një këmbë në finale, triumfon ndaj Lazios

Juventus me një këmbë në finale, triumfon ndaj Lazios

Juventusi e ka mposhtur Lazion në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

“Zonja e Vjetër” shënoi fitore në “Allianz Stadium”, me rezultat 2-0, duke u hakmarrë për humbjen ditë më parë në Serie A.

Federico Chiesa në minutën e 50-të dhe Dusan Vlahovic në të 64-tin minutë ishin golashënues për Juventusin.

Ndeshja e kthimit zhvillohet me 23 prill në “Stadio Olimpico”.

Related Articles