Juventusi afër transferimit të mbrojtësit të Udineses

Juventusi afër transferimit të mbrojtësit të Udineses

Nahuel Molina ishte një nga surprizat e sezonit të kaluar të Serie A. Argjentinasi i datëlindjes 1998 është tashmë një lojtar i rëndësishëm edhe për kombëtaren argjentinase dhe kjo ka bërë që të tërheqë jo pak vëmëndje rreth tij.

Sipas La Repubblica, bardhezinjtë duken ekipi më i interesuar për shërbimet e tij për momentin, aq sa kanë arritur marrveshje me vetë lojtarin për sa i përket kontratës.

Tashmë vjen pjesa më e vështirë e negociatave pasi bardhezinjtë duhet të negociojnë me Udinese. Friulanët kërkojnë të paktën 20 milionë për Molina por bardhezinjtë duket se kanë në dorë disa emra që mund të shërbejnë për të ulur ndjeshëm koston e kartonit.

Bëhet fjalë për Rolando Mandragora i cili nuk u ble nga Torino dhe talenti Miretti. Për këtë të fundit, Juve do të vendosë pas grumbullimit të muajit korrik.

Një gjë është e sigurtë, nëse Miretti përfshihet në negociata, Juve do të kërkojë të mbajë të drejtën e riblerjes.

Related Articles