Ismet Munishi konfirmon qëndrimin e dy lojtarëve te Prishtina

Ismet Munishi konfirmon qëndrimin e dy lojtarëve te Prishtina

Prishtinës deri tani iu kanë larguar shumë lojtarë për shkak të krizës financiare dhe borxheve që i kanë ndaj lojtarëve.

Ardhja e trajnerit Ismet Munishi ka rikthyer entuziazmin te klubi kryeqytetas përkundur problemeve që i ka Prishtina.

Prishtina njoftoi për largimin e Endrit Krasniqit, pos tij, oferta kishte edhe mbrojtësi Gledi Mici.

Megjithatë këta dy lojtarë së paku edhe për një sezon do të jenë pjesë të Prishtinës, shkruan Gazeta Enigma.

Njëri prej aksionarëve kryesor, Rrahman Haradini ka intervenuar duke ia paguar një pjesë të borxheve këtyre dy futbollistëve në mënyrë që të qëndrojnë në kryeqytet edhe për një sezon.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi.

“Dhe kështu ata dy vazhduan, rrugës sy pa trembur deri në fund të kontratës në klubin më të madh në vend, FC Prishtina”, ka shkruar Ismet Munishi.

Related Articles