Juventusi shënon fitore të madhe ndaj Sampdorias

Juventusi shënon fitore të madhe ndaj Sampdorias

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 1-3 ndaj Smapdorias, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Serie A.

Bianconerët kaluan në epërsi në minutën e 23-të me autogolin e Yoshidës.

Për 0-2 shënoi Alvaro Morata në minutën e 34-të nga penalltia të cilën e fitoi Moise Kean.

Sampdoria dështoi ta ngushtonte epërsinë me Antonio Candrevën në minutën e 74-të nga penalltia të cilën ia priti portieri i Juventusit.

Vendasit e ngushtuan epërsinë me Sabirin në minutën e 84-të.

Alvaro Morata i dha fund çështjes së fituesit duke shënuar 1-3 pas asistimit të Manuel Locatellit.

Pas kësaj fitoreje Juventusi mbetet në vendin e katërt me 56 pikë.

Kurse, Sampdoria mbeti në vendin e 16-të me 26 pikë./GazetaEnigma/

Related Articles