Super Cristiano Ronaldo e mposht i vetëm Tottenhamin

Super Cristiano Ronaldo e mposht i vetëm Tottenhamin

Manchester Unitedi ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Tottenhamit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Premierligë.

Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer duke shënuar hat-trick në këtë ndeshje.

Portugezi shënoi një supergol në minutën e 12-të për t’i kaluar vendasit në epërsi.

Harry Kane e barazoi rezultatin nga penalltia në minutën e 35-të.

Epërsinë e Unitedit e riktheu Ronaldo në minutën e 38-të pas asisitmit të Jadon Sanchos.

Maguire shënoi autogol për rezultatin 2-2 në minutën e 72-të.

Golin e fitores e shënoi Ronaldo me kokë në minutën e 81-të duke e kompletuar hat-trickun e tij.

Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi ngjitet në vendin e katërt me 50 pikë.

Kurse, Tottenhami bie në vendin e shtatë me 45 pikë./GazetaEnigma/

Related Articles