Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Gjykata Speciale sot vendosi që t’ia vazhdojë paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Musliu i quajti Dhomat e Specializuarë “të politizuara”, duke thënë se ky vendim është edhe një hap “i rëndë e i papranueshëm” i padrejtësive që bëjnë të “fortit”.
“Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur luftën çlirimtare”, shkroi Musliu në një postim në Facebook. /Gazeta Enigma