“Ka gjuajt në asfalt”, “nuk kishte asnjë motiv etnik”, avokati Kërveshi: Ky fakt e mbyll debatin për rastin në Shtërpcë 

“Ka gjuajt në asfalt”, “nuk kishte asnjë motiv etnik”, avokati Kërveshi: Ky fakt e mbyll debatin për rastin në Shtërpcë 

Avokati Kujtim Kërveshi ka reaguar mbrëmë pas rastit në Shtërpcë, ku u plagosën dy të rinj, njëri 11 vjeçar dhe tjetri 21 .

Kërveshi në një postim në Facebook ka reaguar pasi edhe nëna e të riut të plagosur në Shtërpcë tha se i dyshuari ka shtënë në drejtim të asfaltit, e pastaj plumbi ka goditur djalin e saj.

Pas kësaj deklarate, Kërveshi thekson se mbyllet debati dhe se në këtë rast s’kishte asnjë motiv etnik.

Ai në koment më pas në postimin e tij në Facebook shkruan se madje i ofron edhe mbrojte ligjore nëse është e nevojshme personit të arrestuar.

“E merr vëllaçkoja ne mbrojte ligjore veç le të lajmërohet familja nëse ai nuk e ka atë mundësi! Këta në Shtërpcë pas kësaj kane me tentu me i manipulu provat. Ky rast penal mori fund”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Gotovush të Shtërpcës, nga të shtënat me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

Personi i dyshuar për plagosjen e dy personave sot në Drajkovc të Shtërpcës është arrestuar nga Policia e Kosovës, tek i cili është konfiskuar edhe arma e zjarrit.

Related Articles