Pjesë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, vazhdojnë të përballen me problemin e kabllove ajrore të shërbimeve, të cilat shtrihen në mënyrë të çrregullt mbi rrugë e ndërtesa. Ato i japin pamje të shëmtuar lagjeve e mbase rrisin rrezikun për sigurinë publike.
Kabllo të shumta ajrore të vendosura në mënyrë kaotike pranë ndërtesave të banimit në lagjen “Dodona” në Prishtinë.
Infrastruktura e rrjetit të komunikimeve dhe energjisë ka qenë kaotive prej vitesh në kryeqytet, edhe pse ka lagje që kanë filluar t’i heqin shtyllat dhe të kalojnë në rrjet nëntokësor.







