Kadetët e FSK-së kanë realizuar marshin “Vrapi i Betejës”, Mehaj jep detaje

Kadetët e FSK-së kanë realizuar marshin “Vrapi i Betejës”, Mehaj jep detaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se kadetët dhe të gjithë ushtarakët janë duke u stërvitur në mënyrë të vazhdueshme, shkruan Gazeta Enigma.

“Ne jemi të vendosur që kadetët dhe gjithë ushtarakët tanë të stërviten shumë, sepse kjo u ndihmon jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht. Është dëshmuar se vëllimi i stërvitjes fizike determinon pozitivisht forcën mendore”, ka shkruar Mehaj.

Tutje ai ka shtuar se “Vrapi i Betejës”, marshimi për pesha të rënda është realizuar me sukses nga kadetët.

“Aktiviteti i realizuar me sukses nga kadetët tanë “Vrapi i Betejës” është një marshim me pesha të rënda që karakterizohet nga ritmi dhe lëvizja me shpejtësi për të avancuar drejt një objektivi ose një lokacioni armiqësor”, thuhet në shkrimin e tij.

Mehaj ka dhënë edhe detaje për marshin “Vrapi i Betejës”.

“Kadetët tanë sfiduan veten me një marshim të tillë, duke kaluar 4 km për 35 minuta duke bartur 30 kg, si dhe më pas duke kaluar 2 km për 15 minuta duke bartur 20 kg”, ka thënë ai.

Sipas tij “detyrë mbi detyrat tona është të jemi të përgatitur për çdo situate”.

“Të qenit në formë të duhur fizike është prioriteti numër një në çdo rast apo mision”, kas përfunduar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles