Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, të mërkurën e 3 dhjetorit sulmoi ashpër disa media të Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”. Për pasojë po kërkohet dorëheqja apo përjashtimi i tij nga KQZ, ndonëse nga LVV-ja nuk janë deklaruar për këtë.
Lidhur me këtë ish-deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, në një përgjigjë për Gazetën “Enigma” tha nuk është hera e parë që gazetarët sulmohen nga kjo përfaqësuesit e LVV-së.
Tutje ajo ka theksuar se këto sulme janë të papranueshme.
“Nuk është hera e parë që sulmohen gazetarët, që fyfen gazetarët këtë e kanë bërë në vazhdimsi kjo Qeveria edhe ndaj mediave duke mos shkuar në debate televizive dhe duke i akuzuar”, deklaroi Kadrijaj.
“Këto sulme janë të papranueshme. Ju e keni parë edhe nga raportet e organiztave kredibile nje prej vrejtjeve që e kanë pasur për Qeverinë e Kosovës, sulmin ndaj mediave të Kosovës nuk duhet të tolerohet”, tha ajo.
“Jemi duke e parë që kjo është një fushatë jo vec ndaj mediave por ndaj cdo institucioni që ata e konsiderojnë që nuk është në përkrahje të tyre ose të politikave të Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo cka po ndodh është mjerim”, deklaroi Kadrijaj për “Enigmën”.
